“AEK Shpk është një ndër kompanitë e para të tregtimit të profileve të aluminit në Shqipëri. Aktiviteti nisi në vitin 1994 me prodhimin e Dyerve, Dritareve, Fasadave, Grilave Rrulon e Grilat Persiane. Duke parë një kërkesë në rritje për profilet e aluminit në vitin 1995 firma filloi tregtimin e profileve të aluminit për të tretë.
Në vitin 2002 u instalua reparti i prodhimit të xhamave dopio. Në repartin e xhamave prodhohen të gjitha llojet e xhamave dopio, xhama termik, xhama me bombardim, porta xhami etj. Në Janar të vitit 2009 filluam prodhimin e paneleve për porta kryesore. AEK DOOR PANELS ndryshojnë nga panelet tradicional të tregut tonë. Ne vijmë me një dizajn klasik, cilësi të lartë dhe siguri të plotë. Në vitin 2013 lidhem një kontratë për prodhimin e dyerve dhe dritareve të aluminit me sistemin termik me një kompani Italiane me të cilën vazhdojmë të eksportojmë edhe sot.
Që nga fillimi i krijimtarisë së aktivitetit ekonomik e deri më sot cilësia, përkushtimi dhe korrektesia na bën që të ecim gjatë në rrugën tonë.
Vizioni: Vizioni jonë është që të jemi lider në prodhimin dhe montimin e produkteve të duroaluminit në Shqipëri dhe jashtë saj.